Doza e ekspozimit në diell mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit me një të pestën. Studiuesit japonezë kanë arritur në përfundimin se nëse njerëzit kanë nivel të lartë të së ashtuquajturës “vitaminë diell”, në gjakun e tyre kanë më pak gjasë të diagnostikohen me kancer.
Ata arritën në përfundimin se rreziku për kancer ishte 22% më i ulët te personat me nivel të lartë të vitaminës D, krahasuar me ata që kanë nivemë të ulët të saj. Studimi ishte gjithëpërfshirës me plot 7345 persona, te të cilët u mat niveli i vitaminës D për 15 vite. Kjo vitaminë krijohet kur lëkura ekspozohet në diell, por gjithashtu mund të merret edhe në vajin e peshkut, vezën apo mishin e kuq.
Përdoret pasivisht tashmë si një suplement ushqimor për ata që duan të forcojnë kockat e tyre. Studimi është një dëshmi më tepër në favor të teorisë se vitamina D mbron kundër kancerit, përveç rolit të tij të njohur në ndihmesën e trupit në përthithjen e kalciumit dhe mbajtjen e kockave të forta.