Kosova është pranuar zyrtarisht me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Skyrunning.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës, përmes një njoftimi në llogarinë e tyre në rrjetin social Facebook.
Sipas Federatës Bjeshkatare, Skyrunning është një disiplinë e re sportive e cila komunitetin bjeshkatar alipinist dhe atë vrapues, e dërgon në një dimenzion tjetër të sprovimit të limiteve të njeriut.
“Me këtë pranim, Kosova zë vend në arenën ndërkombëtare dhe renditet në mesin e vendeve që janë të përkushtuara në edukimin dhe trajnimin e duhur për sportistët e saj”, thuhet në njoftim.
Federata ka ftuar të gjithë anëtarët që kanë dëshirë të sfidojnë bjeshkët përmes vrapimit në tri disiplina Vertical, Sky dhe Skyultra, të vazhdojnë trajnimet.