Është pjesë e Atoun, kompanisë japoneze si motër e Panasonic, që ka zhvilluar një ekzo-skelet futuristik që mund të transformohet në një mini mjet transportues.
“Veshja” e quajtur Koma 1.5 është dizajnuar që personit që e bartë t’i ndihmojë të bartë pesha të rënda, derisa në terrene të rrafshëta lëviz sikur skuter siç janë hapësirat e mëdha nëpër fabrika dhe depo, transmeton Telegrafi.
Bartësi i “kostumi” mund ta përdor për qëllime të ndryshme nga skuter, e deri në pajisje për transportimin e mallrave me pesha të mëdha.
Sipas informacioneve zyrtare të prodhuesit, ky egzo-skelet robotik mundet në mënyrë automatike të detektoj dhe shmang pengesat.
Megjithatë nuk dihet nëse Atoun planifikon që këtë “kostum” ta vë në prodhim serik. E nëse një gjë e tillë ndodh, do t’i jep një kahje tjetër punës nëpër fabrika dhe depo.