Krijohet një aparat që na çliron nga mushkonjat, përgjegjëse edhe për përhapjen e malaries dhe dengue-s. Mekanizmi që përdoret është me anë të thithjes, dhe tërheq vetëm femrat, që janë përgjegjëse edhe për pickimet e bezdisshme.
Është krijuar nga një kompani franceze aparati inovativ që është quajtur Qista. Vepron në një rreze deri në 60 m, dhe sipas prodhueseve dhe testeve të kryera, redukton me 88% praninë e tyre, dhe pa dëmtuar mjedisin por as njerëzit, siç ndodh me spray-t që janë në treg aktualisht. Aparati simulon prezencën njerëzore duke lëshuar dioksid karboni të ricikluar, që është si ai që njeriu lëshon me frymëmarrjen, dhe gjithashtu edhe një aromë të ngjashme me atë që përhap lëkura jonë. Femrat e mushkonjave, tërhiqen nga këta stimuj, afrohen pranë aparatit, i cili i thith menjëherë. Sipas prodhuesve, CO2 që lëshohet nuk ndot mjedisin pasi nuk krijohet posaçërisht për këtë mekanizëm, por mblidhet nga ai i çliruar nga industritë.
Aktualisht ka nisur një projekt pilot në një qytet francez ku mushkonjat kishin ndikuar edhe në turizëm. Janë instaluar 300 aparatura në të gjithë qytetin Hyeres, që është i rrethuar nga 1800 hektarë terren moçalor që shërben si djep mushkonjash.