Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova dhe Administratorja Fidelma Donlon do ta vizitojnë Kosovën me 7 shtator.
Në një komunikatë të Dhomave të Specializuara thuhet se Trendafilova dhe Donlon do të flasin për mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
“Takimi ndërveprues shënon fillimin e një angazhimi të shtuar të Kryetares dhe të Administratores në veprimtaritë e komunikimit dhe ndërgjegjësimit të DHSK-së. Duke pasur parasysh rregulloret e shëndetit dhe të sigurisë si rezultat i pandemisë globale Covid-19, Kryetarja dhe Administratorja po shfrytëzojnë mundësinë e parë për të udhëtuar në Prishtinë për t’u takuar me shoqërinë civile dhe të tjerët”, thuhet në komunikatë