Kurti: Do ta vendosim reciprocitetin me Serbinë, s’ka si të jetë ndryshe

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë që do të vendoset masa e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Kurti në një konferencë për media pas takimit me Merkelin në Tiranë, ka thënë që po përgatiten për këtë çështje, njofton Klankosova.tv.

“Unë ju kam shkruar letër të gjitha qeverive të BE-së dhe jo vetëm e ku kam renditur 11 shkeljet që po i bën Serbia me barriera sistematike dhe sporadike dhe po pres përgjigjet e tyre. Reciprociteti do të vendoset për shkak se nuk ka ndryshe – nuk ka barazi pa reciprocitet.”.

“Me ministren tonë të Industrisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari dhe doganat tona që në këtë pranverë do ta kenë drejtor të ri, po përgatitemi që ta zbatojmë me sukses atë, sepse asnjë qeveri e mëhershme nuk ka zbatuar reciprocitet. Ne, kur ta zbatojmë reciprocitetin nuk guxojmë të dështojmë”.

 

https://www.youtube.com/watch?v=U-SQL_KJPyQ&t=70s&ab_channel=KlanKosova