Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur një bashkëbisedim me bashkatdhetarë.
Ai ka thënë se mërgatën nuk e sheh si kapital financiar por njerëzor, raporton Ekonomiaonline.
Kurti tha se mërgata është pjesë e kombit që ndodhet jashtë atdheut.
“Këtë rëndësi e synojmë ta shndërrojmë në prioritet duke llogaritur mërgatën si pjesë thelbësore të zhvillimit të qëndrueshëm. Nuk e shohim si kapital financiar por edhe njerëzor”, është shprehur ai ndër të tjera.