KUSH ËSHTË JEFFREY HOVENIER, I NOMINUAR PËR AMBASADOR TË SHBA-SË NË KOSOVË?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka nominuar për ambasador të SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Kush është Jeffrey Hovenier?

Jeffrey Hovenier, aktualisht është zëvëndësshef i misionit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ankara të Turqisë.

Ai gjithashtu ka shërbyer edhe në ambasadën e SHBA-së në Berlin si dhe në misionet e SHBA-së në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru.

Në Washington ai ka kryer detyrën e Drejtorit për Çështjet të Evropës Qendrore dhe Juglindore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në Byronë e Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për NATO-n dhe Çështjet e Evropës Qendrore.

Po ashtu ai ka qenë edhe pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.

Nominimi i tij tani duhet të konfirmohet edhe nga Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në qershor të vitit 2018, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e pati dekoruar diplomatin Hovenier me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.