Kush është Kreshnik Radoniqi, kryesuesi i ri i KQZ-së?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkarkuar Valdete Dakën nga udhëheqja e KQZ-së.

Në vend të saj, Osmani ka emëruar Kreshnik Radoniqin si kryesues të ri të KQZ-së.

Radoniqi që vjen nga Peja është pjesë e Gjykatës së Apelit nga viti 2019, ndërsa në më parë ai kishte punuar edhe në EULEX si këshilltar ligjor.

Në biografinë e publikuar në Gjykatë e Apelit thuhet se Radoniqi ka të përfunduar studimet master në ShBA e më parë ka punuar edhe në Departamentin e Krimeve të rënda në Gjykatë Themelore në Prishtinë.

Biografia e plotë e Radoniqit:

Kreshnik Radoniqi është gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit nga data 01.07.2019.

Radoniqi ka diplomuar në fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2006, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoj në vitin 2007.

Në vitin 2013 ka përfunduar studimet Master në SHBA – Karolina e Veriut.

Praktikën profesionale e përfundoj në Gjykatën e Qarkut në Pejë nga viti 2006 deri më 2007.

Prej vitit 2007 deri në vitin 2008, punoj si Zyrtar i Lartë Ligjor në Ministrinë e Drejtësisë në Prishtinë, ndërsa nga muaji shkurt deri në muajin shtator të vitit 2008, punoj si avokat në Pejë.

Gjatë kësaj kohe punojedhe si Këshilltar Juridik në Agjencinë për Financim në Kosovë. Nga muaji shtator 2008 e deri në gusht 2012, ka punuar si Këshilltar Ligjor i gjyqtarëve të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Pejë.

Kryetari Radoniqi është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale në Pejë në Korrik të vitit 2012, ndërsa nga Janari i vitit 2013 u emërua gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Pejë.