Llapi është fituesi i Superkupës së Kosovës në futboll.
Klubi nga Podujeva e ka mposhtur Prishtinën me rezultat 3-1.
Gjatë nëntëdhjetë minutave ndeshja është mbyllur baraz 1-1, por Llapi ka fituar gjatë vazhdimeve.
Prishtina ka shënuar e para. Ka qenë minuta e 66-të kur Oto John ka realizuar.
Llapi e ka barazuar rezultatin në minutën e 85-të. Festim Alidema është treguar i saktë nga pika e bardhë dhe e ka barazuar rezultatin.
Me këtë rezultat është mbyllur ndeshja.
Llapjanët i kanë dhënë edhe dy gola gjatë tridhjetë minutave.
Fillimisht Valmir Veliu në minutën e 102-të dhe pastaj sërish Festim Alidema dhe sërish nga penalltia, në minutën e 114-të.
Gjatë ndeshjes tre lojtarë morën kartonë të kuq, dy të Prishtinës e një i Llapit.