Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Statistikat e Arsimit, 2020/2021”, ku sipas të dhënave në shkollat e mesme të Kosovës vijojnë mësimin 70 mijë e 742 nxënës, prej të cilëve mbi 37 mijë janë në shkolla profesionale, ndërkaq rreth 32 mijë janë në gjimnaze.
Nga 37 mijë e 858 nxënës që janë të regjistruar në shkolla profesionale, 21 mijë e 971 apo 58 për qind janë djem, ndërkaq 42 për qind janë vajza.
Sipas këtyre statistikave, vajzat për dallim prej djemve preferojnë shkollimin në gjimnaze.
Në gjimnaze, mësimin e vijojnë 57.4 për qind të vajzave, nga 32 mijë e 884 sa është numri i përgjithshëm i nxënësve të regjistruar, pra 18 mijë e 863 vajza dhe 42.6 për qind apo 14 mijë e 21 janë djem.
Sipas të dhënave të paraqitura në grafik shihet se nga numri i përgjithshëm i nxënësve në gjimnaze 57.4 për qind janë vajza, ndërsa në shkollat profesionale vajza janë 42.0 për qind.
E megjithatë, shkollat profesionale kanë më shumë nxënës sesa gjimnazet.
Siç shihet edhe në grafikë, në gjimnaze vijojnë mësimin 46.5 për qind e numrit të përgjithshëm të nxënësve, ndërkaq në shkollat profesionale mësojnë 56.5 për qind e nxënësve.
Në shkollat e mesme të larta në Kosovë vijojnë mësimin nxënës të shumë etnive ashtu siç përbëhet edhe popullsia e saj, ku sipas këtyre statistikave 97 për qind janë shqiptarë.
Sipas statistikave të ASK-së, 148 nxënës të shkollave të mesme janë serbë, 587 janë turq, 764 boshnjakë, 6 janë goranë, 224 janë ashkalinjë, 170 janë romë, 139 egjiptianë, 1 kroat dhe 6 të tjerë.