Në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj u prit nga homologia e tij, Radmila Shekerinska-Jankovska, me nderimet më të larta ushtarake.
Më pas, të dy ministrat zhvilluan takimin sy më sy, për të vazhduar më tej në nivel të delegacioneve zyrtare. (Gjatë kësaj vizite, të dy ministrat nënshkruan Marrëveshje bilaterale kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave, që nënkupton organizimin e trajnimeve nga PARC për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në).
Në konferencën e organizuar për media, të dy ministrat theksuan bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të deritashëm dhe zotimin e tyre që ky bashkëpunim të intensifikohet edhe më tej në interes të të dyja vendeve fqinje si dhe në interes të sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.
Më pas, ministri Mehaj u prit nga Kryeministri i Republikë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe dekani i Akademisë Ushtarake, prof.dr. Mitko Bogdanovski.