Angela Merkel ndodhet në Shqipëri ku ka zhvilluar një takim kokë më kokë me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Po ashtu, në përfundim të turit të saj në Ballkanin Perëndimor, të fundit për kancelaren gjermane, ajo ka vendosur që të takojë në Tiranë liderët e rajonit.
Takimi mes tyre u zhvillua në një prej investimeve gjermane në kryeqytetin shqiptar. Kancelarja nuk la pa e përmendur këtë fakt mes kryeministrave ballkanas, ndërkohë që u shpreh se ka qenë e pamundur që të vizitonte secilin prej vendeve.
“Planifikoja të vija në të gjitha vendet tuaja, por ishte e pamundur”, u tha Merkel kryeministrave dhe falënderoi Ramën që i mirëpriti në Tiranë.