Ministria e Shëndetësisë do të rekrutojë një mijë punonjës shëndetësorë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paralajmëruar vendosjen e masave të reja kundër COVID-19.

Ai në konferencë për media ka theksuar se pas situatës së fundit me koronavirusin, do të rekrutohet staf shtesë, transmeton Klankosova.tv.

“Do të rekrutohen një mijë punonjës shëndetësorë, do të shtohet dita e shtunë për t’u vaksinuar dhe do të shtohen kapacitetet në të gjitha qendrat e vaksinimit në Kosovë”, ka thënë Vitia.