Të dielen, në orën 03:00, fillon llogaritja dimërore e kohës. Akrepat e orës do të shkojnë një orë prapa, nga ora 03:00 në orën 02:00.
Llogaritja dimërore e kohës fillon fundjavën e fundit të tetorit dhe zgjat deri në fundjavën e fundit në mars të vitit të ardhshëm kur fillon llogaritja verore e kohës.
Ndryshimi i kohës në Evropën Perëndimore u vendos në fillim të viteve 1970 me arsyetimin se me atë zgjatet dita, mundësohet kursimi i energjisë elektrike, rritet produktiviteti, përmirësohet përshtatja e njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.
Kalimi nga koha e verës në atë të dimrit për herë të parë u shënua në vitin 1916 në vendet e Evropës Veriore ndërsa deri më tani është vendosur në rreth 70 shtete, kryesisht në hemisferën veriore.