Mijëra bletë kanë mbijetuar mrekullisht pasi u varrosën nën hirin vullkanik për 50 ditë në buzë të një vullkani në La Palma të Spanjës.
Që kur vullkani Cumbre Vieja filloi të shpërthejë për herë të parë më 19 shtator, kosheret, të vendosura vetëm 600 metra larg vullkanit, u varrosën nën një shtresë hiri.
Por pavarësisht kushteve, kosheret arritën të qëndronin gjallë për 50 ditë.
Bletët u shpëtuan, ku oficerët e Policisë lokale të El Pasos, Njësisë së Urgjencës Ushtarake dhe Guardia Civil zhvilluan një operacion për shpëtimin e bletëve. Elías González, president i Agrupación de Defensa Sanitaria (ADS) Apicultores de La Palma, tha se pesë nga gjashtë kosheret e zbuluara ishin të padëmtuara.
Kosherja e gjashtë nuk ia doli të mbijetonte, por González tha se bletët mund të kenë ngordhur “jo për shkak të vullkanit, por sepse ishin tashmë të dobëta”. Ai shtoi se bletët arritën të mbijetonin falë rezervave të tyre ushqimore.
Pronari i koshereve nuk e kishte nxjerrë akoma mjaltin e verës. Tre nga kosheret u mbuluan nga hiri, ndërsa tre të tjerat ishin pjesërisht të dukshme. Në fakt, bletët nuk e kishin humbur shpirtin e tyre luftarak teksa kafshuan policët që tentuan t’i shpëtonin.
Kosheret mund të mbajnë nga 30,000 deri në 40,000 bletë në pranverë ndërsa gjatë stinëve më të ftohta, ato mund të mbajnë rreth 20,000 deri në 25,000 bletë.