Nënshkruhet memorandumi mirëkuptimin ndërmjet Ministrinë e Shëndetësisë dhe Agjencisë Ndërkombëtare Japoneze për projektin e zhvillimit të kapaciteteve në institucionet spitalore të Kosovës.
Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i
Kosovës do të jetë përfituese e grantit të JICA në vlerë prej 1.3 milion euro për të
siguruar shtretër spitalor për spitalet e përgjithshme dhe klinikat e QKUK-së.
Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë, marrëveshja është nënshkruar nga Sekretari
i Përgjithshëm, Dr. Naim Bardiqi dhe nga JICA, Udhëheqësi i Zyrës për Ballkan, z.
Jiro Takeichi.
Sekretari Bardiqi shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të
Qeverisë së Japonisë për sektorin shëndetësor dhe se pajisjet që sigurohen përmes
grantit do të ngrisin cilësinë e shërbimeve spitalore dhe lehtësojnë punën e personelit
shëndetësor.