Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka uruar maturantët të cilët sot u nënshtrohen testit të maturës shtetërore.
Nagavci ka këshilluar maturantët që të mos kenë stres, të kenë besim në veten dhe të angazhohen me fuqinë dhe njohuritë e tyre, pasi sipas saj viti i fundit nuk ishte i lehtë për shkak të pandemisë.
“Është shumë e rëndësishme që të kemi rezultate reale jo vetëm për vlerësimin tuaj dhe regjistrimin në institucione të arsimit të lartë, por edhe për analizë të programeve mësimore, kurrikulave dhe zhvillimit të mësimit gjatë pandemisë, andaj ju lutem respektoni të gjitha rregullat e përcaktuara”, ka shkruar Nagavci.
Testit të maturës për këtë vit pritet t’u nënshtrohen mbi 23 mijë maturantë.