Nora Al-Matrooshi është 28 vjeçare, e diplomuar për inxhinieri mekanike. Ajo do të jetë gruaja e parë astronaute arabe.
Pasioni i saj për hapësirën nisi në moshë të hershme, kur u magjeps nga yjet.
“Ndjenja e arritjes së ëndrrave të tua është kënaqësi dhe unë ndjej përgjegjësi të madhe duke e ditur rëndësinë e kësaj për Emiratet e Bashkuara Arabe dhe botës arabe në përgjithësi”, tha ajo.
Ajo dëshiron të inkurarojë më shumë vajza dhe gra të fillojnë karrierë në industrinë e udhëtimeve hapësinore.
“Fakti që u zgjodha unë për të qenë pjesë e programit, mendoj se është shumë inkurajues për të gjitha vajzat që duan të hyjnë në fushën hapësinore, qoftë si shkencëtare apo përmes trajnimeve ose duke punuar shumë për t’u bërë astronaute”, tha ajo.
Astronautët udhëtojnë drejt Hjustonit në dhjetor të vitit 2021, ku do të fillojnë përgatitjet për “Klasën e Kandidatëve për Astronaut të NASA-s “, që është pjesë e një marrëveshjeje të përbashkët mes Emirateve Arabe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i trajnuar ata në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA-s.
Salem Al-Marri, zëvendës drejtori i përgjithshëm i Qendrës Hapësinore Mohammad Bin Rashed, shpreson që astronautët e rinj “mund të kontribuojnë dhe të punojnë për hulumtimet rreth hënës përgjatë dy dekadave të ardhshme”.
Në vitin 2021, Emiratet e Bashkuara Arabe nisin drejt Marsit sondën “Hope”, misioni i parë arab ndërplanetar që arriti orbitën e Marsit.
Sonda “Hope” do të grumbullojë të dhëna të rëndësishme shkencore rreth atmosferës së Marsit.