Në mbledhjen e Qeverisë më 29 janar u vendos që të emërohet për sekretar në këtë ministri, Burim Rrecaj.
“Në bazë të vlerësimit të kompanisë britanike dhe komisionit vlerësues, e vetmja kandidate e cila i ka plotësuar kriteret për t’u emëruar sekretare e përgjithshme ishte Gentiana Islamaj, e cila deri në fund të janarit 2018 ishte ushtruese e detyrës së sekretares së përgjithshme në MTI”, thuhet në reagimin e organizatave joqeveritare.
Organizatat në reagim thonë se i zgjedhuri në pozitën e sekretarit, nuk ishte renditur i katërti në vlerësim.
“Burim Rrecaj, i cili është zgjedhur nga qeveria si sekretar i përgjithshëm, ishte renditur i katërti me pikë. Ai arriti që të përfshihet në listën e tre kandidatëve të cilat MAP-i i ka dërguar në qeveri vetëm pas largimit nga procesi në mënyrë të pashpjegueshme të njërit prej kandidatëve”, thuhet në reagimin e përbashkët.
Këto organizata pretendojnë se ky vendim i qeverisë është shkelje ligjore dhe ka politizuar pozitën e sekretarit në këtë ministri.
“Do të ishte e logjikshme që qeveria të përzgjedhë kandidat-in/en i cili ka marrë numrin më të madh të pikëve dhe jo të përzgjedhë kandidatë të cilët nuk i plotësojnë kriteret për atë pozitë. Për më tepër, Burim Rrecaj ishte pjesë e listës zgjedhore të partisë Nisma për anëtar të Kuvendit Komunal të Prishtinës”, thuhet tutje në këtë reagim.
Në fund OJQ-të që reaguan kanë kërkuar nga kryeministri Haradinaj që ta anulojë vendimin si dhe kanë kërkuar nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës të intervenojnë në këtë rast.
Reagimin e nënshkruan organizatat:
Grupi për Studime Juridike dhe Politike
INDEP
Instituti GAP
Instituti i Kosovës për Drejtësi
Democracy Plus (D+)
Çohu
Iniciativa për Progres INPO
Instituti Demokratik i Kosovës KDI
Columbus
Instituti D4D