Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se pas suksesit të Distria Krasniqit të gjitha vajzat e Kosovës e kanë kuptuar që çdo pengesë kalohet me punë.
Ajo ka folur për RTK-në nga Tokio, duke thënë se Kosova është shtet i vogël po me zemër të madhe.
“Është e pamundur të përshkruhet me fjalë. Distria Krasniqi i dha Kosovës nderin më të madh. Është një krenari e papërshkrueshme. Sot vajzat e Kosovës e kanë kuptuar që nuk ka pengesë që nuk mund të kalohet me punë“, ka thënë ajo.
“Besimi ka qenë i palëkundur që Distria do të jetë e artë“.
Distria Krasniqi e ka fituar finalen e Lojërave Olimpike në xhudo, duke fituar Medaljen e Artë.