OSMANI VLERËSON DEKLARATËN E KOMUNITETIT TË HELSINKIT PËR PRESHEVËN

Presidentja Vjosa Osmani ka vlerësuar si pozitive deklaratën e Komunitetit të Helsinkit i cili tha se “pasivizimi” i shqiptarëve në Serbi është “një formë e spastrimit etnik përmes mjeteve administrative”.

Përmes një postimi në Twiter, Osmani ka thënë se përgjigja e Komunitetit Ndërkombëtar deri më tani ka qenë e pamjaftueshme, andaj duhet bërë më shumë.

“Komuniteti i Helsinkit ka thënë se ‘pasivizimi’ i shqiptarëve në Serbi është ‘një formë e spastrimit etnik përmes mjeteve administrative’. Duhet të respektohen të drejtat e të gjithë qytetarëve në atë pjesë. Përgjigja e komunitetit deri më tani ka qenë e pamjaftueshme. Duhet bërë më shumë!”, ka shkruar ajo.

Osmani po ashtu ka thënë se këtë çështje e ka ngritur në disa raste si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës.

Ndërsa ka siguruar se qytetarët e Luginës së Preshevës kanë mbështetjen e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Unë e kam ngritur këtë çështje në disa raste, si këtu në Kosovë ashtu edhe jashtë saj. Këta qytetarë kanë mbështetjen e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës. Ne do të bëjmë gjithçka që kemi në fuqinë tonë për t’u siguruar që zëri i tyre të dëgjohet’, ka shkruar ajo.