Një pamje e kohëve të fundit e planetit tonë u mundësua nga kompania private e fluturimeve hapësinore SpaceX.
“Nga viti 2030 pres që të jetë duke u ndërtuar në Mars një bazë e sponsorizuar nga SpaceX. Mund të ndodh më shpejt. Ata mund ta kryejnë fluturimin e parë testues në vitin 2024. Do të ishte e pabesueshme nëse kjo bëhej vitin që vjen”, thotë drejtor i përgjithshëm i Shoqërisë Kombëtare të Hapësirës.
Kohët e fundit është shfaqur edhe komponenti i turizmit hapësinor i eksplorimit të hapësirës ndërsa themeluesi i firmës “Virgin Group” Richard Branson kreu një fluturim të suksesshëm në hapësirë me një aeroplan të kompanisë “Virgin Galactic”. Nëntë ditë më pas, themeluesi i kompanive Amazon dhe “Blue Origin”, Jeff Bezos u nis drejt hapësirës me raketën e tij “New Shepard”.
“Ndoshta është ideja për të qenë ndër turistët e parë në hapësirë, për të thënë që ‘unë e përjetova këtë’, ose ‘theva një barrierë’ apo, ‘arrita ta bëjë këtë’. Pra është si puna e një testi. Njerëzit gjithmonë duan të shkojnë më tej, duan të zgjerojnë horizontet e tyre. Kjo mund të jetë shumë tërheqëse për njerëzit që kanë bërë shumë gjëra”, thotë ajo.
Për ata me llogari të mëdha bankare, bileta për një fluturim me anijen hapsinore “Virgin Galactic” është 250,000 dollarë dhe udhëtimi zgjat dhjetë minuta. “Blue Origin” ende nuk e ka publikuar çmimin e biletave për fluturimet e saj. Ekspertët parashikojnë që kostot e biletave të ulen në mijëra dollarë brenda një dekade.