Përvjetori i 568-të i çlirimit të Stambollit festohet me aktivitete të veçanta vizuale

 

Nën bashkëpunimin e Kryesisë së Komunikimeve të Presidencës dhe Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit u mbajtën aktivitete të ndryshme me rastin e çlirimit të Stambollit i cili ndryshoi rrjedhën e historisë.

Aktivitetet filluan me leximin e pjesëve kuranore në Xhaminë Ajasofja dhe vazhduan me shfaqjen vizuale të dritave dhe videos me teknologjinë (mapping) në Kullën e Gallatës. Në pamjet vizuale u shfaq edhe imazhi i Fatih Sulltan Mehmet-it mbi kalë i cili hapi dhe mbylli një epokë duke çliruar Stambollin në moshën 21-vjeçare dhe i cili i ktheu Osmanët në perandori botërore.

Si pjesë e festimeve entuziaste ku u intonuan edhe informacione lidhur me çlirimin, mbi qiellin e xhamisë Ajasofja e cila është simbol i çlirimit u reflektuan imazhe të çlirimit me metodën (mapping) të videos në qiell e cila u zbatua për herë të parë në Turqi.