Prishtina nënshkruan me Sodiq Ololade Atanda

Klubi i futbollit, Prishtina ka njoftuar se ka nënshkruar me qendërmbrojtësin korpulent Sodiq Ololade Atanda.

Qendërmbrojtësi vjen nga klubi izraelit Hapoel Kfar Saba, njofton Klankosova.tv.

Sodiq Ololade Atanda pas përvojës disa vjeçare në futbollin shqiptarë dhe ndërkombëtar gjegjësisht në atë izraelit tek Hapoel Kfar Saba, arrin marrëveshje për bashkëpunim me kampionin aktual të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Atanda tha se është shumë i lumtur me ardhjen tek Prishtina.

Jam tejet i lumtur që vi këtu sepse ndihem si në shtëpi ngase Kosova është afër Shqipërisë dhe siç e dini unë jam me pasaport Shqiptare dhe kisha eskperiencë të jashtëzakonshme gjatë qëndrimit tim atje, mezi pres që të takohem edhe me tifozët tani, të cilëve dëshiroj të ju tregoj se çfar jam i gatshëm të bëjë këtu për ekipin tonë, duke dhënë 100 përqind të kapacitetit tim, me punë dhe përkushtim”, ka thënë Sodiq Olalade Atanda për faqen zyrtare të Prishtinës.