Qyteti Aomori, i cili gjendet në veri të Japonisë, është vendi ku bie më së shumti reshje bore në botë.
Lugares de nieve shkruan se në këtë qytet me gati 300 mijë banorë bie mesatarisht 8 metra borë në vit, kryesisht midis janarit dhe shkurtit.
Zona të tjera të Japonisë, veçanërisht ishulli verior i Hokkaido, regjistrojnë sasi reshjesh dëbore edhe më të larta, me deri në 15 metra borë në vit, por jo në qytet.
Sasia e borës që bie në këto zona i ka bërë ato që të jenë nga më të përgatiturit për të përballuar efektet e saj. Në fakt, ata arrijnë të ruajnë linjat e tyre hekurudhore falë një sistemi që çon ujë të ngrohtë në shinat e trenit.
Japonia është vendi i dytë me më shumë resorte skish në botë. Në total, arkipelagu japonez ka më shumë se 500 vende për të ushtruar këtë sport. /Motilokal.com