Reagon rrjeti i OJQ-ve ndaj deklaratës së Haradinajt

Pas deklaratës së nënkryetarit të OVL-së së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj i cili e ka quajtur ‘Palaço’, ambasadorin amerikan Greg Delawie, ka reaguar edhe Rrjeti i OJQ-ve AVONET, njofton ‘Zëri.info’.

Sipas një komunikate për media, bëhet e ditur se AVONET e ka marrë me shqetësim reagimin e nënkryetarit të OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të AVONET:

AVONET, duke parë rolin e ambasadorit Amerikan, z. Greg Delawie, si një mikë i Republikës së Kosovës dhe rolit tij në ndihmën e shtetit të Kosovës, ai poashtu cdo herë ishte i angazhuar në përmisimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës, andaj ne me keqardhje përcjellëm deklaraten e tij në KOSOVAPRESS.

Kërkojmë nga organizata e Veteranëve të Kosovës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që të distancohen nga kjo deklaratë e pa matur e z. Nasim Haradinaj, i cili në mënyre emocionale fyen ambasadorin Amerikan, z. Greg Delawie.

Poashtu AVONET, kërkonë nga z. Nasim Haradinaj të kërkoj falje publike ambasadorit Amerikan, z.Greg Delawie.

Përfaqësuesit tjerë të organizatave të daluar nga lufta dhe institucionet e Republikës së Kosovës, të distancohen nga kjo deklaratë e z.Nasim Haradinaj.