Rendesia e aktivitetit fizik

 

Qëndrimi në shtëpi gjatë gjithë kohës mund të duket relaksues përgjatë një fundjave por nëse kjo zgjatet më shumë, sikunder ne kete periudhe izolimi ne shtepi per shkak te koronavirusit, qëndrimi në shtëpi mund të bëhet stresues me pasoja ne mendjen dhe trupin tone. Shkëputja nga jeta sociale dhe stili i zakonshëm i jetesës kërkon gjithnjë e më shumë forma të reja argëtimi alternative.

Qëndrimi për ditë të tëra në shtëpi, shkakton dobësim të muskujve prandaj është e rëndësishme të ushtroheni në ambientet tuaja.Sigurisht që kjo periudhë e vështirë shoqërohet me ngjarje post traumatike, depresion, konfuzion, frikë apo ankth.

Njerëzit më të ndjeshëm ndaj kësaj, janë ata që kanë patur apo vazhdojnë të kenë probleme me shëndetin mendor.

Por si ndikon aktiviteti fizik ne trupin tone?

Aktiviteti fizik përmirëson qarkullimin e përgjithshëm të gjakut, rrit rrjedhën e gjakut në tru dhe nivelet e noradrenalinës dhe endorfinës, të cilat mund të zvogëlojnë stresin, të përmirësojnë disponimin, të nxisin një efekt qetësues pas ushtrimit dhe si rezultat të përmirësojnë arritjet.

Po ashtu, përftime shëndetësore janë edhe ndërtimi i kockave të forta, nyjave të shëndetshme, zemrës së fortë, shëndetit të mirë mendor dhe parandalon shqetësimin kryesor – obezitetin.

Aktiviteti fizik ndikon edhe në fiziologjinë e trurit duke rritur: kapilarët e gjakut, qarkullimin e gjakut, oksigjenimin e trurit, rritjen e qelizave nervore në hipokampus (qendra e të mësuarit dhe kujtesës). Këto ndryshime fiziologjike lidhen me përmirësimin e vëmendjes, përmirësimin e procesimit të informatës, ruajtjen dhe rikthimin dhe rritjen e perqendrimit.

Nëse keni menduar të ushtroni në shtëpi atehere shtoni disa paisje stërvitjeje , këtu gjeni disa rekomandime të kualitetit të larte me cmime të lira :

https://blejmire.com/?category_product=&s=ushtrime&search_posttype=product