Save the Children në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, të mërkurën, kanë lansuar nën-grante për 30 organizata lokale të cilat ofrojnë shërbime sociale dhe familjare si përgjigje ndaj pandemisë COVID-19.
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Tomash Szunyog, gjatë kësaj ceremonie, ka thënë se ky pojekt ka për qëllim të zvogëlojë ndikimin e pandemisë te grupet e cenueshme.
“Përmes këtyre organizatave ky projekt kontribuon në ngritjen e disponueshmërisë në shërbime kualitative esenciale për djemtë vajzat dhe sidomos ata që vuajnë nga pasojat sociale ekomomike nga pandemia, si dhe personat që janë në rrezik”, ka thënë ambasadori Szunyog.
Ndërkaq drejtori i zyrës Save the Children në Ksoovë, AHmet Kryeziu ka thënë se nevoja për mbështetje në shërbime të shumëfishta sociale për fëmijët me aftësi të kufizuar, dhe të gjithë ata në nevojë, është theksuar edhe më shumë gjatë kohës së pandemisë, andaj Save the Children kanë kërkuar që të jenë afër këtyre grupeve në Kosovë.
“Përmes këtij projekti ne jemi zotuar bashkërisht me zyrën e bashkimit evropian që të fuqizojmë kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile që ofrojnë shërbime sociale në Kosovë në përmirësimin e cilësisë së këtyre shërbimeve. Përmes mekanizmit të financimit të palëve të treta, OJQ-ve që ofrojnë shërbime sociale në nivel lokal ne jemi duk mundësuar që fëmijëve me aftësi të kufizuar, fëmijëve dhe të rriturve me nevoje dhe me rrezik të përjashtimit social dhe viktimat e dhunës dhe trafikimit të kenë qasje në shërbimet që përmirësojnë mocionin e tyre. Kjo përshin rritjen e sigurisë së tyre, zvogëlimin e cenueshmërisë, krijimin e mundësive për jetesë më të mirë dhe nxitjen e zhvillimit personal”, ka thënë Kryeziu.
Sipas Kryeziut shtrirja e projektit në 24 komuna të ndryshme të Kosovës do t’u mundësojë OJQ-ve që kanë fituar nën-grante, të rrisin bashkëpunimin e tyre me komunat, me institucionet e nivelit lokal, qendrën për punë sociale dhe organizata e tjera.
Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Ilir Kapiti ka thënë se gjatë vitit 2021-21 ofrimi i shërbimeve sociale dhe familjare ishte në vështirësi krahasuar me vitet paraprake kjo për shkak të situatës së shkaktuar nga pandemia dhe ndryshimet e shpeshta politike që ndodhën, e që nuk kanë kontribuar fare në këtë drejtim.
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, sipas Kapitit, me aprovimin e buxhetit për 2021, përmes thirrjes publike, ka ofruar mbështetje financiare prej 900 mijë euro për mbështetje të 39 OJQ-ve të licencuara në ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare.