Nëse partneri juaj ju thotë se flisni në gjumë, ai mund të ketë të drejtë. Mbi dy të tretat e njerëzve flasin në gjumë gjatë jetës së tyre, sipas një studimi .
Të folurit në gjumë është një çrregullim parazomnie i quajtur ‘Somniloquy’, dhe ekspertët nuk janë saktësisht të sigurt pse ndodh, disa episode të të folurit në gjumë mund të zgjasin 30 sekonda, njofton CNN.
Studimi gjithashtu zbuloi se njerëzit ishin duke pushuar gjatë bisedës së tyre në gjumë për të lejuar një person imagjinar të fliste përsëri me ta para se të përgjigjej. Kjo tregon se truri i fjetur mund të funksionojë në një nivel të lartë.Ndërsa ndodh edhe e pazakonta, ka disa raste kur mund të rrëfeheni për diçka ndërsa jeni në gjumë.
Mirëpo si të parandalohet të folurit në gjumë?
Të folurit në gjumë është zakonisht i padëmshëm dhe nuk lidhet me ndonjë çështje mendore ose fizike.Është mirë që të mundoheni të konsumoni më pak alkool dhe të bëni më shumë orë në gjumë , gjithashtu duhet gjetur aktivitete që ju ndihmojnë në zvogëlimin e nivelit të stresit.