Alergjitë ndaj frutave dhe perimeve mund të shkaktojnë simptoma të rënda të cilat për fat të mirë mund të trajtohen menjëherë.
Megjithatë, kjo lloj alergjie e njohur si sindroma e alergjisë orale, parandalohet lehtësisht, duke qenë se nuk kërkon shmangien e plotë të frutave dhe perimeve që shkaktojnë këto simptoma.
Llojet e Frutave dhe Perimeve
Disa lloje frutash dhe perimesh mund të shkaktojnë alergjinë e mësipërme.
Frutat që shkaktojnë alergji përfshijnë: mollët, kivit, kumbullat, dardhat, pjeshkët, kajsitë, nektarinat, portokallet, pjepri, shalqini dhe domatet.
Perimet që shkaktojnë alergji përfshijnë drithërat, karrotat, majdanozin, patatet, specat, qimnonin dhe koriandrën.
Simptomat
Nëse jeni alergjikë ndaj frutave dhe perimeve të freskëta, simptomat mund të shfaqen menjëherë pas konsumimit.
Simptomat e kësaj alergjie shkaktojnë kruarje ënjtje dhe tharje të gojës, gjuhës, fytit dhe fytyrës.
Tështimat, rrjedhjet e hundës dhe kruarjet e syve i atribuohen polenit tek frutat dhe perimet.
Sindroma të rënda të kësaj alergjie përfshijnë një ënjtje massive të fytit dhe vështirësi në frymëmarrje.
Parandalimi
Nëse jeni prekur nga kjo alergji, nuk do të thotë që duhet t’i shmangni plotësisht këto fruta dhe perime.
Ekspertët e shpjegojnë se simptomat e kësaj sindrome shfaqen pasi keni ngrënë fruta dhe perime me lëkurë të pahequr dhe nuk shfaqen kur perimet dhe frutat janë gatuar ose përpunuar.
Për më tepër, disa njerëz të prekur nga kjo sindromë mund të hanë perimet dhe frutat shkaktare të alergjisë, nëse heqin lëkurën e tyre përpara konsumit.
Sindroma e kësaj alergjie mund të rëndohet edhe nga bishtajoret, farat e lulediellit, dhe arrorët siç janë bajamet, lajthitë dhe arrat. /AgroWeb.org