Si të trajtojmë rënien e flokëve?

 

Ashtu si ka shumë shkaqe, ka dhe shumë trajtime për rënien e flokëve. Dermatologët rekomandojnë trajtimin e hershëm të rënies së flokëve.

Ja si mund të trajtoni rënien e flokëve:

1.Zbuloni fillimisht shkakun e rënies së flokëve, në mënyrë që të gjeni zgjidhjen e duhur. Verifikoni me mjekun specialist, nëse rënia e flokëve tuaja është hormonale, nga stresi, nga përdorimi i medikamenteve, nga dieta e keqe apo është gjenetike.

2. Përdorni produkte të buta për flokët.
Kur vini re që flokët tuaj janë duke u rralluar, kalimi tek produktet natyrale për flokët është një ide e mirë. Shumë shampo, balsamë, mbrojtës flokësh dhe produkte të tjera përmbajnë kimikate, që janë të ashpër me lëkurën e kokës dhe flokët, duke përshpejtuar kështu rënien e flokëve dhe duke dëmtuar flokët e mbetur. Përdorni shampo që nuk përmban sulfate ose ndonjë lloj alkooli. Këta përbërës janë shumë të dëmshëm për flokët. Kërkoni një balsam që nuk përmban silikon, pasi silikoni dëmton flokun.

3 .Përdorni krehër në vend të furcave. .Krehja e flokëve tuaj me furcë, bën që kjo e fundit të tërheqë më shumë fije floku, veçanërisht kur i keni flokët të lagur. Mënyra më e mirë për të krehur flokët, është duke përdorur një krehër me dhëmbë të gjerë. Filloni pranë majave të flokëve tuaj, duke krehur fillimisht lëmshat dhe në fund punoni deri tek rrënjët. Gjithashtu, evitoni sa më shumë të mundeni, përdorimin e pajisjeve dhe produkteve stiluese, të cilat përshpejtojnë dëmtimin dhe rënien e flokëve.

4. Masazhoni skalpin tuaj me një vaj ushqyes. Masazhi i skalpit (minimalisht një herë në javë) stimulon rritjen e flokëve, duke rritur qarkullimin rreth folikulave të flokëve. Fërkoni skalpin tuaj me lëvizje rrethore, duke filluar nga zona anësore e ballit, për të vazhduar në mes të skalpit dhe duke përfunduar në zonën e poshtme të kokës. Mund të provoni për masazh vajin e bajames, vajin e portokallit, vajin e arrës së kokosit, vajin e livandos ose vajin e jojobës.

5.Përmirësoni dietën tuaj ushqimore.
Sigurohuni që produktet ushqimore që konsumoni, të kenë sasi të mjaftueshme proteinash dhe omega-3. Proteinat janë thelbësore për flokë të fortë. Nga ana tjetër, trupit i duhen acide yndyrore omega-3, për të krijuar flokë të rinj. Konsumi i omega-3 është thelbësor për rritjen e flokëve, kështu që përpiquni të konsumoni ushqime të pasura por dhe suplemente me omega-3.

6.Përdorni suplementet e duhura
Fjala kyçe në cdo suplement për rënien e flokëve duhet të jetë biotina.
Biotina është një vitaminë e tretshme në ujë, pjesë e familjes së vitaminave B. Është gjithashtu e njohur si vitamina H. Trupi juaj ka nevojë për biotinë, për të ndihmuar në shndërrimin e disa lëndëve ushqyese në energji. Ajo luan një rol kryesor në shëndetin e flokëve, lëkurës dhe thonjve tuaj.
Por mos harroni t’i kushtoni rëndësi dhe vitaminave apo mineraleve të tjera të suplementeve për rënien e flokëve. Sigurohuni që suplementet e përzgjedhura të kenë :
-Kompleksin e Vitaminave B
-Vitaminë C
-Vitaminë D
-Vitaminë E
-Hekur
-Selenium
-Zink

7.Përdorimi i preparateve të tjera
Në rast se bëhet fjalë për një rënie të theksuar të flokëve, e cila kërkon trajtim më të fuqishëm se ato të larpërmendurat, kërkohet këshillimi i mëtejshëm me dermatologun, si dhe një përcaktim i saktë i produkteve që do të përdoren si dhe kohës së trajtimit.

Per rezultate te shpejta përdorni edhe shampo kundër rënies së flokëve , rekomandohet  Roushun Shampo nga vaji i bishtit të kalit i cili mund të përdoret në kombinim me kremin Ronshun Bisht Kali me Xhinseng i cili ka keto dobi :

-Parandalon dhe ndihmon në ndërprerjen e rënies së flokut
-Forcon rrënjët
-Eleminon zbokthin
-Redukton dhe parandalon thinjat
-Stimulon rritjen e flokut

Produktin mund ta porosisni online këtu :https://blejmire.com/product/roushun-shampo-bisht-kali-me-xhinseng-kunder-renies-se-flokeve/