Eklipsi i plotë diellor për këtë vit do të ndodhë sot (4 Dhjetor) dhe mund të jetë i dallueshëm për të gjithë ata që jetojnë në jug të globit.
Ky fenomen qiellor do të jetë i mundur të shihet në Antarktidë dhe ujërat që e rrethojnë, megjithatë disa faza të pjesshme do të mund të vërehen edhe në Australi, Zelandën e Re, Argjentinë dhe Afrikën e Jugut.
Si të gjithë eklipset diellore, edhe ky do të jetë mjaft i shkurtër. Hija e Hënës është tepër e vogël dhe vetëm në raste të caktuara mundet ta mbulojë tërësisht Diellin, të paktën kur e shohim nga Toka. Maksimumi i kohëzgjatjes do të jetë 1 minutë e 54 sekonda, ndërsa faza e pjesshme rreth një orë.
Pas këtij eklipsi do të na duhet të presim rreth 18 muaj për atë të radhës. Eklipsi tjetër i plotë diellor do të ndodhë më 20 Prill 2023.