Studim: Mungesa e gjumit mund të ndikojë në mënyrën se si ecni

Sipas studiuesve në MIT dhe Universitetin e Sao Paulo të Brazilit, një studim gjeti se mungesa e gjumit mund të çojë në vështirësi në ecje. Në eksperimentet me studentë vullnetarë, ekipi zbuloi se në përgjithësi, sa më pak të flinin studentët, aq më pak kontroll kishin kur ecnin.

Shkenctarisht, nuk ishte e qartë se aktivitetet pothuajse automatike si ecja do të ndikoheshin nga mungesa e gjumit. Ne gjithashtu zbuluam se kompensimi i gjumit mund të jetë një strategji e rëndësishme. Për shembull, për ata që janë të privuar kronikisht nga gjumi, nëse e kompensojnë rregullisht atë, mund të kenë kontroll më të mirë mbi ecjen.” thotë Hermano Krebs, shkencëtari kryesor kërkimor në Departamentin e Inxhinierisë Mekanike të MIT.

Krebs dhe bashkautorët e tij, përfshirë autorin kryesor, Arturo Forner-Cordero, të Universitetit të Sao Paulos, e kanë publikuar studimin në revistën Scientific Reports. Ekipi angazhoi studentë nga ky Universitet për të marrë pjesë në një eksperiment, shkruan India, transmeton Klankososva.tv.

Secilit nxënës iu dha nga një orë për të ndjekur aktivitetin e tyre gjatë 14 ditëve. Kjo u jepte studiuesve një ide se kur e sa kohë flinin dhe ishin aktiv studentët çdo ditë. Atyre nuk iu dhanë udhëzime se sa të flinin, në mënyrë që studiuesit të mund të regjistronin zgjedhjet natyrale të fjetjes. Mesatarisht, çdo student flinte rreth gjashtë orë në ditë, megjithëse disa e kompensonin me gjum në fundjavë, gjatë periudhës 14-ditore.

Në mbrëmjen para ditës së 14-të, një grup studentësh qëndruan zgjuar gjithë natën në laboratorin e ekipit. Në mëngjes të gjithë studentët shkuan në laborator për të kryer një test ecjeje.

Rezultatet tregojnë se ecja nuk është një proces automatik dhe se mund të ndikohet nga privimi i gjumit. Ata sugjerojnë gjithashtu strategji për zbutjen e efekteve të privimit të gjumit. Idealisht, të gjithë duhet të flenë tetë orë për natë. Por nëse nuk mundemi, atëherë duhet të kompensojmë sa më shumë dhe sa më rregullisht të jetë e mundur” thotë Krebs.