Gjinekologu, Memli Morina, ka deklaruar se vaksina kundër COVID-19 nuk shkakton infertilitet dhe nuk e rrezikon beben tek gratë shtatzëna. Ai gjithashtu shpjegon se kura antiCOVID nuk e rrezikon fëmijën që ushqehet me qumësht gjiri nëse nëna vaksinohet, njofton Klankosova.tv.
“Të nderuar qytetarë bazuar në fakte shkencore ne ju inkurajojmë fuqishëm që të vaksinoheni me vaksinën kundër COVID-19, juve shtatzëna, grave që ushqejnë bebet me qumësht gjiri dhe çiftet të cilat planifikojnë shtatëzëni. Vaksina kundër COVID-19 është dëshmuar që është e sigurt dhe efektive” ka thënë ai në video-mesazhin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Tutje gjinekologu shpjegoi se në fakt rreziku që paraqet varianti Delta te gratë shtatzëna për komplikime shumë serioze, sipas tij, është shumë i madh.
“Prandaj, çështja e vaksinimit është shumë urgjente. Ju lutem, vaksinohuni” shtoi Morina.