ZV.KRYEMINISTRJA REXHEPI: NGA 1 KORRIKU NË MAL TË ZI PA TAKSË

Zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi ka njoftuar se nga 1 korriku qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë në Mali të Zi pa e paguar taksën për automjete.

Rexhepi ka shkruar se edhe qytetarët e Malit të Zi do të mund të futen në Kosovë me Kartonin e Gjelbër.

“Nga 1 korriku qytetarët e Kosovës mund të hyjnë në Mal të Zi pa paguar taksën për vetura. Qytetarët e Malit të Zi do të mund të hyjnë në Kosovë me Kartonin e Gjelbër valid dhe qytetarët kosovarë do të hyjnë në Mal të Zi me veturat e tyre me sigurimin plus të Kosovës. Lajme të mira për sezonin turistik që po vjen”, ka shkruar ajo.