Karim Benzema ka zgjatur kontratën e tij me Real Madridin deri në qershor 2023, ka bërë të ditur vetë klub në një deklaratë. Klauzola e re e tij është 1 miliard euro, sipas marrëveshjes.
“Real Madrid C.F. dhe Karim Benzema kanë rënë dakord për zgjatjen e kontratës së lojtarit dhe ai do të qëndrojë në klub për dy sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2023”, thuhet në komunikatë.
Benzema ka qenë në formë të jashtëzakonshme që kur Cristiano Ronaldo u largua nga klubi në vitin 2018, duke shënuar në shumë se gola në secilin nga tre sezonet e fundit në La Liga.
Ai gjithashtu ka qenë i pranishëm pothuajse në çdo ndeshje të skuadrës, duke humbur vetëm shtatë ndeshje të ligës në tre vjet.