Sunday, September 19, 2021
Ballina E spikatur ​VITIA: 17 MIJË TERMINE JANË CAKTUAR PËR VAKSINIM

​VITIA: 17 MIJË TERMINE JANË CAKTUAR PËR VAKSINIM

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia edhe sot ka kërkuar që sa më shumë të vaksinohen qytetarët e Kosovës, ndonëse sipas tij interesimi për vaksinim anti-COVID është rritur dhe se vetëm sot janë 17 mijë termine për vaksinim.

Ai shprehet se synim i tyre mbetet imunizimi i 60 përqind të popullatës deri në fund të vitit.

Edhe fushata e vaksinimit po e bënë të vetën sepse vetëm gjatë ditës së sotme kemi 17 mijë termine të caktuara nga qytetarët për vaksinim që është në harmoni të plotë me planin e veprimit për vaksinimin e qytetarëve në masë përkundër sfidave që i kemi interesimi i qytetarëve çdo ditë e më shumë për vaksinim po rritet dhe ne qëndrojmë në objektivin tonë për vaksinim deri në fund të vitit të 60 për qind të popullatës duhet të përfshihet në vaksinim. Varianti Delta është prezent mbi 80 për qind e të infektuarve ditor dhe ky variant me shpërndarjen është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe e vetmja alternativë është vaksinimi”, theksoi Vitia.

Për procesin e vaksinimit, ministri Vitia ka thënë se ka qenë sfidë përgatitja e ekipeve dhe qendrave dhe se jo secila qendër ia ka dalë që të funksionoi në mënyrë të përkryer.

Vitia tha se në disa komuna është dashur që të punohet më shumë që t’u shpjegohet edhe qytetarëve për rëndësinë e vaksinimit.