Qytetarët vazhdojnë të njoftohet dhe njëkohësisht të pajisen me fletëpalosje të aplikacionit “Lajmëro Policinë”.
Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës (PK) në Gjilan sot ka vazhduar me fushatën “Lajmëro Policinë” duke shpërndarë fletëpalosjet lidhur me aplikacionin digjital të cilin Policia e Kosovës (PK) e ka lansuar që vitin e kaluar.
Kësaj radhe fletëpalosjet po shpërndahen në hapësirat e stacionit policor në Gjilan dhe në Drejtorinë Rajonale të Policisë.
Policia e Kosovës fton qytetarët që kanë në përdorim telefonat me sistem operativ android që ta shkarkojnë aplikacionin “Lajmëro Policinë” dhe përmes këtij aplikacioni të paraqesin rastet, shqetësimet apo ankesat e tyre.
Policia e Kosovës është e përkushtuar për krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues për të gjithë qytetarët e vet.