Komuna e Skenderajt me arkivin më të avancuar në Kosovë

0
49

 

I pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me drejtoren e Drejtorisë së Administratës, Emine Rrecaj dhe shefin e arkivës, Hamit Geci, sot kanë bërë përurimin e përfundimit të projektit për modernizimin e arkivës së komunës tonë, sipas standardit ndërkombëtar ISO, në formë fizike dhe elektronike.

Në një komunikatë thuhet se me këtë investim, Komuna e Skenderajt është bërë shembull edhe për komunat tjera të cilat po e marrin model organizimin e tillë të arkivës.


Me rastin e këtij përurimi, Kryetari Jashari, tha se tashme janë krijuar kushte optimale për shfrytëzim të hapësirës ku do të bëhet mbrojtja e dokumenteve të arkivuara nga qasja e paautorizuar si dhe do të jenë të sigurta nga zjarri.

“Realizimi i këtij projekti siguron proces më të lehtë dhe më të sigurt në ruajtjen e dokumentacionit për vitet e ardhshme, duke menduar e punuar kështu edhe për gjeneratat që vijnë”, tha nder të tjera Jashari.