Për ndihmën ndaj të tjerëve:
- “Ajo që ka rëndësi në jetë nuk është thjesht fakti që kemi jetuar. Eshtë ndryshimi që kemi bërë në jetët e të tjerëve, që do të përcaktojë rëndësinë e jetës që ne kemi bërë”.
Për motivimin:
- “Gjithësekush mund të ngrihet mbi rrethanat dhe të arrijë suksesin, nëse është i dedikuar dhe plot pasion për atë që do të bëjë”.
Për vlerën e dialogut:
- “Nëse i flet një njeriu në një gjuhë që e kupton, ajo që i thua i ngulitet në kokë. Nëse i flet me gjuhën e tij, i ngulitet në zemër”.
Vlera e arsimit mbi të gjitha:
- “Arsimi është arma më e fuqishme që mund të përdorësh, për të ndryshuar botën”.
Rëndësia e vendosmërisë:
- “Kur njerëzit janë të vendosur, ata mund të kapërcejnë çdo pengesë”.
Mbi aftësinë rimëkëmbëse si çelës për suksesin:
- “Mos më gjykoni nga sukseset e mia, më gjykoni nga ajo se sa herë jam rrëzuar dhe jam ringritur sërish”.
Mbi lirinë e mendimit:
- “Më pëlqejnë miqtë që kanë mendje të pavarura, sepse të ndihmojnë të shohësh problemet nga të gjitha pikëvështrimet”.
Mbi optimizmin:
- “Unë jam në thelb një optimist. Nuk mund ta them nëse është e lindur, apo e ushqyer. Pjesë e të qënit optimist, është që të mbash kokën drejtuar nga Dielli, dhe me këmbët që ecin përpara”.
Mbi përballimin e frikërave:
- “Kam mësuar se kuraja nuk është mungesa e frikës, por triumfi mbi të. I guximshëm nuk është ai që nuk ndien frikë, por ai që e pushton atë frikë”.
Mbi qeniet njerëzore
- “Mirësia e njeriut është një flakë që mund të fshihet, por nuk zhduket”.