Hithra njihet për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bimë gjatë periudhës së pranverës dhe verës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe tek të sëmurët me anemi.
Por hithrat janë përdorur prej shekujsh edhe për të kuruar simptomat e alergjive veçanërisht ato të shkaktuara nga poleni dhe pluhuri.
Ajo që duhet të dimë është se në luftën kundër alergjive, të gjitha ilaçet shoqërohen me efekte të shumta anësore. Ndërsa hithra jo vetëm që nuk ka asnjë efekt anësor por edhe të jep përfitime të tjera shëndetësore.
Sot, në Gjermani hithrat shiten si një bimë medicinale për sëmundjet e prostatës. Ajo përdoret gjërësisht në përgatitjen e shumë ilaçeve kundër inflamacioneve.
Në Shtetet e Bashkuara, gjethet e hithrave përdoren shumë për sëmundjet e raumatizmës, artritit, tensionit të lartë të gjakut dhe alergjive.
Janë identifikuar vlerat kryesore të hithrës që ju këshillojmë t’i ndani me miqtë tuaj
1. Hithrat stimulojnë sistemin limfatik dhe fuqizojnë sistemin imunitar
2. Hithrat çlirojnë nga simptomat e artritit
3. Hithrat luftojnë alergjitë.
4. Ndihmojnë me diabetin
5. I japin forcë fetusit tek nënat shtatzëna dhe ndihmojnë me prodhimin e qumështit për gratë lehona
6. Çlirojnë nga simptomat menstruale dhe ndihmojnë me fryrjen dhe dhimbjet e barkut si pasojë e menstruacioneve
7. Shkatërron gurët në veshka dhe ndihmojnë me shkarkimin e ujërave të tepërt
8. Ul tensionin e lartë të gjakut
9. Ndihmon me sëmundjet respiratore
10. Ndalon gjakderdhjen
11. Zvogëlon inflamacionin
12. Redukton rreziqet e kancerit të prostatës
13. Minimizon të vjellat
14. Shëron nga i ftohti
15. Lehtëson nga diarea