20 mijë e 701 të vaksinuar me të dyja dozat në Kosovë

Tashmë ka filluar edhe vaksinimi masiv i qytetarëve në secilën komunë.

Numri i atyre që kanë pranuar të dyja dozat e vaksinës ka shkuar në 20 mijë e 701.

Në anën tjetër, 141 mijë e 008 është numri i qytetarëve të vaksinuar në përgjithësi, duke llogaritur këtu edhe ata që kanë pranuar vetëm njërën dozë të vaksinës.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 18 raste të reja, me vetëm një viktimë.
Më poshtë edhe komunikata e plotë.