5 ushqimet ideale për mëngjes

Cilat jane ushqimet me te shendetshme qe mund t’i konsumoni ne mengjes?

Mes disa alternativave kemi zgjedhur 5


Mjedra

Nje filxhan mjedrash na jep 8 grame fibra (dy here me shume sesa ka ne nje filxhan luleshtrydhesh). Çfare eshte e mira e kaq shume fibrave? Kerkimet e fundit e publikuara ne “Journal of Nutrition” sugjeron te hame me shume mjedra per te parandaluar rritjen ne peshe ose edhe per te rene ne peshe. Gjate zhvillimit te studimit dyvjeçar, shkencetaret kane zbuluar qe rritja e sasise se fibrave me  8 gram per çdo 1000 kalori rezulton ne rreth 2 kg e gjysme renie ne peshe.


Qull  tershere

Tershera ju ndihmon te humbisni peshe ne dy menyra. E para, ajo permban fibra dhe ju ben te ndiheni te ngopur me gjate. E dyta, ne nje studim ne “Journal of Nutrition” thuhet qe konsumimi i nje mengjesi me karbohidrate me “çlirim te ngadalte” siç jane tershera dhe krundet, 3 ore para ushtrimeve fizike mund te ndihmojne ne djegien e yndyrnave. Si? Duke ngrene nga keto karbohidrate sheqeri ne gjak nuk rritet aq sa po  te perdorim karbohidrate te perpunuara (si per shembull buke te bardhe). Si pasoje, nivelet e insulines nuk ngrihen shume. Duke qene qe insulina luan nje rol ne sinjalizimin e trupit per te depozituar yndyrnat, nje nivel i ulet i sheqerit ne gjak ben qe t’i djegesh me lehte ato.


Kos

Nje studim i publikuar ne “New England Journal of Medicine” i nxjerre nga universiteti i Harvardit bente te ditur cilat ushqime kane te bejne me ndryshimet ne peshe, duke renditur 5 top ushqimet qe nxisin rrezimin e kilogrameve te tepert. Kosi  eshte nje nga ato! Nje tjeter arsye per te ngrene kos: proteinat qe ai permban mund t’ju japin nje ndihme shtese nese kerkon te dobesohesh. Kufizo kalorite dhe sheqernat e panevojshme duke zgjedhur kos te thjeshte me pak yndyre. Nese ke nevoje per nje mengjes me te embel shto ca fruta te fresketa, per shembull mjedra dhe ke bere dy zgjedhje te zgjuara menjehere.

Gjalpe kikiriku

Frutat e thata jane gjithashtu nje nga 5 ushqimet qe kerkuesit e Harvardit thone qe ndihmojne humbjen e peshes. Mund te shtoni nje ose dy luge gjalpe kikiriku ne tostin me buke te zeze (nje karbohidrat me djegie te ngadalte), por gjithashtu mund te shtoni fruta te thata ne bollgur (nje tjeter karbohidrat me ritem breshke djegieje).

Veze

Vezet na japin proteina, te cilat jane shume te nevojshme per ke mban diete. Krahasuar me karbohidratet dhe yndyren, proteinat ju mbajne te ngopur me gjate. Plus qe ne nje studim ata qe hanin veze ne mengjes ndjeheshin te ngopur me gjate dhe humben dy here me shume peshe sesa ata qe merrnin te njejten sasi kalorish nga nje bagel (lloj panineje e mbushur) per mengjes.