Aktiviteti fizik ndikon pozitivisht në sistemin nervor

Ushtrimet fizike ndihmojnë për një shëndet më të mirë. Këtë e dëgjojmë vazhdimisht dhe nuk duhet ta mënjanojmë nëse duam të jemi të shëndetshëm, por edhe të plotësuar emocionalisht.

Në bazë të hulumtimeve të kryera nga Wendy A. Suzuki, Profesoreshë e Shkencës dhe Psikologjisë Neurale në Universitetin e New Jork-ut, ushtrimet janë forma më e e rëndësishme e transformimit, që njeriu mund të bëjë për trurin e tij.

Pas kërkimeve të shumta profesoresha arriti në përfundimin se çdo stërvitje ka një efekt në trurin tonë, siç janë: gjendje më e mirë humori, energji më e mirë, kujtesë më e mirë, fokus më i mirë.

Një sesion i vetëm ushtrimesh që bëni, do ju rrisë nivelet e neurotransmetuesve, gjë që do krijojë një gjendje më të mirë pas stërvitjes.

Falë aktivitetit fizik rritet reagimi, pra ju mund ta kapni më shpejt gotën që shihni të bie në tokë. Krahas kësaj, humori juaj përmirësohet, pasi rritja e niveleve të neurotransmetuesve rritet për një kohë më të gjatë.

Nëse ushtrimet kthehen në rutinë dhe nuk bëhen vetëm për një periudhë afatshkurtër atëherë efektet pozitive në tru do të jenë afatgjata dhe do ndryshojnë anatominë e trurit, fiziologjinë dhe funksionimin e tij.

Suzuki sugjeron ta mendojmë trurin si një muskul. Sa më të forta dhe të mëdha bëhen hipokampusi dhe korteksi prefrontal, aq më mirë do ndiheni.