Edhe pse në kohët moderne njerëzit orientohen më tepër tek pajisjet e sofistikuara teknologjike, industria e orëve të dorës është ende e pranishme fuqishëm në jetën e njerëzve.
Për shumë njerëz, joshja e një ore të mirë është e pakapshme dhe e përjetshme por kjo nuk i pengon blerësit të vlerësojnë meritat e prodhimeve të kësaj industrie. Sikurse në çdo treg, edhe në tregun e orëve të dorës ju duhet të keni kujdes së çfarë bleni dhe të shihni për këto gjashtë standarde që t`ju udhëzojnë.
- Pamja dhe ndjesia
Mund të duket e bezdisshme por duhet të pyesni: Si ju bën të ndjeheni ora e dorës?
Çdo orë e dorës ka personalitet ose të paktën tip personaliteti. Disa orë janë minimaliste, disa janë barok, disa janë funky, dhe lista nuk përfundon këtu. Përfundimisht, që të bëni përzgjedhjen e duhur duhet t`ia përshtatni orën personalitetit tuaj. Nëse nuk mund të gjykoni mirë personalitetin e orës luksoze të dorës, mos hezitoni që të merrni mendimin e ndonjë miku apo familjari që të konfirmojë gjykimin tuaj.
Ferrucci: Set i orëve për çift, me zinxhir, nuanca Gold & Dark Blue
- Shtim i vlerës
Blerësit që duan të dallohen nga turma duhet të përcaktohen për produkte që ofrojnë një vlerë të konsiderueshme të shtuar. Për shembull, orët Filippo Loreti vijnë me një kuti koleksioni nga druri me një interior nga lëkura dhe me një hapsirë për tetë orë dore. Prodhuesit tjerë ofrojnë edhe më tepër vlerë të shtuar, sikurse riparimi dhe rregullimi, mirëpo në fund është detyra juaj që të shihni se çfarë mund të merrni për çmimin e orës.
- Çmimi i duhur
Jo shumë kohë më parë, orët e sofistikuara të dorës ishin larg mundësisë për blerje nga konsumatori i klasës së mesme. Sot janë të shtrenjta mirëpo këtu qëndron madhështia pasiqë të gjithë e dinë çmimin e tyre dhe sot ora luksoze e dorës paraqet status të caktuar social. Mirëpo, pasiqë avansimet teknologjike e bëjnë më të ulët koston e prodhimit të orëve të dorës, mundësojnë treg masiv dhe kanë për target shtresat e ulëta të shoqërisë.
- Lehtësia e përdorimit
A kërkoni një orë dore që do të deklarojë diçka për ju apo jeni për diçka më pragmatike, apo diku në mes të këtyre dy gjërave?
Nëse jeni në anën pragmatike, një orë digjitale e teknologjisë së fundit është ideale për ju. Nëse dëshironi që të jepni mesazh me orën tuaj, atëherë për ju janë orët mekanike.
- Qëndrueshmëria
Ku pretendoni të shkoni me orën tuaj dhe çfarë planifikoni të bëni atje? Nëse jeni zhytës atëherë duhet të përcaktoheni për një orë që është rezistente ndaj ujit në thellësi të konsiderueshme, të paktën tre atmosfera. Nëse jeni vrapues atëherë bën mirë që ora juaj të jetë e përforcuar që t`u rezistojë tundjeve gjatë vrapimit. Nëse jeni alpinist ju duhet diçka e qëndrueshme e prodhuar nga titaniumi që mund t`i mbijetojë rënies nga shkëmbi.
- Funksionaliteti
Funskionaliteti dhe qëndrueshmëria janë të ndërlidhura. Stili juaj i jetesës dhe përdorimi i planifikuar është përcaktues se çfarë përzgjedhje do të bëni. Nëse jeni sprinter apo çiklist do ju duhet orë digjitale, e saktë në të njëqindën pjesë të sekondës, apo edhe orë mekanike me kronograf me aftësi të njejta matëse.