Prokuroria e Tiranës ka lëshuar një fletëthirrje për Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Burime pranë organit të akuzës konfirmojnë ekskluzivisht për Report Tv, fletëthirrjen e Prokurorisë dhe pohojnë se Shkëlzen Berisha do pyetet për çështjen “CEZ”. Gjithashtu fletëthirrje ka edhe për Nuel Kalajn, i njohur ndryshe si sekseri i negocimit të marrëveshjes për privatizimin e OSSH te shoqëria çeke “CEZ”.
Shkëlzen Berisha u thërrit tre herë nga komisioni hetimor parlamentar për skandalin “CEZ”, por në të treja prezencat përpara këtij komisioni ai nuk iu përgjigj pyetjeve të deputetëve, duke refuzuar të bëjë edhe betimin.