Ballina E spikatur NË PRISHTINË SOT FILLON FURNIZIMI ME INSULINË

NË PRISHTINË SOT FILLON FURNIZIMI ME INSULINË

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga sot qytetarët e Prishtinës mund të furnizohen me insulinë.

Furnizimi do të bëhet vetëm në Barnatoren kryesore të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00

Komuna e Prishtinës ka kënaqësinë të ju njoftoj se që nga nesër me datë 7 korrik 2021, qytetarët e Prishtinës do të mund të furnizohen me Insulinë. Furnizimi mund të bëhet vetëm në Barnatoren kryesore të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Tutje në njoftim thuhet se “Komuna e Prishtinës është ndër të parat që ka arritur furnizimin me Insulinë për banorët e saj. Kontrata për furnizimin me Insulinë është realizuar nga Komuna, ndërsa sasia e siguruar pritet të mbulojë nevojat e të gjithë banorëve të Prishtinës për pesë muajt e ardhshëm”.