KËSHILLA E RREGULLATORIT AMERIKAN: MBANI MASKA DHE VAKSINOHUNI

Shtetet e Bashkuara të Amerikës zgjasin më tej emergjencën e shëndetit publik, pas rritjes së rasteve me Covid-19. Autoritetet vijojnë me thirrjet e shumta për qytetarët që të vaksinohen.

Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se grup mosha me nivelin më të ulët të vaksinimit janë fëmijët nga 12 deri në 15 vjeç.

Vetëm çereku i tyre janë imunizuar plotësisht. Punonjës të shumtë të shëndetësisë dhe politikanët po fajësojnë dezinformimin për këtë.

Ndërkohë, akademia e pediatërve në Shtetet e Bashkuara rekomandojnë të gjithë studentët dhe stafin e shkollave që të mbajnë maska në ambiente të brendshme.

Gjithashtu kërkohet që të gjithë personat të vaksinohen ndaj Covid-19. Por edhe në rast të imunizimit, doktorët këshillojnë që të mbahet maska për një mbrojtje më të mirë.