Saturday, September 18, 2021
Ballina E spikatur JA KUSH DO JETË NUMRI 10 I MILANIT NË SEZONIN E RI

JA KUSH DO JETË NUMRI 10 I MILANIT NË SEZONIN E RI

Në sezonin e ri garues 2021/22 numrin 10 në skuadrën e Milanit do të bartë Brahim Diaz.

Diaz është i vetëdijshëm për rëndësinë e fanellës me këtë numër te Milani dhe këmbëngul se ai do të japë më të mirën për “Rossonerët”.

21-vjeçari është kthyer në klub si huazim dy-vjeçar me mundësinë e blerjes përfundimtare dhe ka zgjedhur fanellën me numrin10 që i përkiste Hakan Calhanoglut sezonin e kaluar, përcjellë KosovaPress.

Jam shumë i lumtur që jam përsëri në këtë klub të madh. Unë jam i kënaqur me atë që kemi arritur sezonin e kaluar, por tani fillon një sezon i ri dhe unë do të bëj më të mirën” tha Spanjolli për Milan TV.

Këto ngjyra meritojnë më të mirën time, kjo është ajo që unë do të jap. Unë kurrë nuk do ta harroj ekipin tim në Milan sezonin e kaluar, 21 është një numër që më pëlqen, por gjithashtu më pëlqen shumë numri 10, është një numër unik në Milano, është një numër i rëndë që vjen me shumë përgjegjësi për shkak të rëndësisë së klubit dhe ngjyrave të tij,” vazhdoi Diaz.

Unë do të jap gjithçka për tifozët që të jenm i denjë për këtë klub të madh. Ndjej se mund të përmbush pritjet. Unë e dua këtë klub dhe do të bëj më të mirën për të”.

Unë kam marrë numrin 10 sepse më pëlqen numri dhe jam i vetëdijshëm për rëndësinë e tij në Milano. Më motivon dhe frymëzon. Unë do të jap gjakun, djersën dhe lotët për këtë klub të shkëlqyeshëm dhe do të luftoj për ta bërë një sezon të shkëlqyeshëm”, tha në fund Diaz.